INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjetimi live i një dëshmimtari shqiptar P. A nga Nice, për IN.TV

Përjetimi live i një dëshmimtari shqiptar P. A nga Nice, për IN.TV

Publikuar më: 13:50 15-07-2016

Një mik i një prej gazetarëve të IN TV ndodhet në Nicë dhe na ka treguar atë çka ka parë mbrëmjen e terrorit. A. P është me pushime në Nice dhe nis rrëfimi duke thënë se ishte si një miting i madh dhe momenti më tragjik ishte kur u fut kamioni për të marrë çfarë kishte përpara. Në atë zonë thotë dëshmimtari kishte vetem nje barierë hekuri.
“Pas ngjarjes së rëndë di të them që kemi qëndruar tek restoranti i një hoteli deri në orën 4 të mëngjesit sa u boshatisën rrugët nga kufomat sepse ishte e tmerrëshme kishte rreth 2 km rrugë me njerëz të vdekur. Në 4 të mëngjesit na nxorrën dhe ikëm me eskorta policie e ushtrie. Për momentin s’po lëvizm dot akund, s’të le ushtria dhe policia. Në çdo hotele ose restorant rrinë nga 6 ushtarakë tek dera e bëjnë roje.” – thotë i riu.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268