INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Përjetësia ime', Lotina ndan foton e parë të Mozzik me djalin e porsalindur

'Përjetësia ime', Lotina ndan foton e parë të Mozzik me djalin e porsalindur

Publikuar më: 10:51 27-10-2026

Lotina Haziri ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.

Kjo është hera e parë që Lotina publikon një imazh të reperit duke mbajtur në krahë vogëlushin, i cili erdhi në jetë më 16 tetor.

Në fotografinë e shpërndarë në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur teksa mban djalin në krahë, ndërsa Lotina e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “My forever” (Përgjithmonë të mitë).

Çifti u bë prindër më 16 tetor, ndërsa ardhjen në jetë të Oz e ndanë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ky është fëmija i parë për Lotinën, ndërsa Mozzik është baba edhe i një vajze, Hanës, nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Që prej lindjes së djalit, Lotina ka ndarë herë pas here momente nga përditshmëria e saj si nënë, ndërsa fotografia e fundit është një nga imazhet e para familjare që ajo ka zgjedhur të bëjë publike.

\"Screenshot\"