INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Periudhë dasmash, moderatori i njohur do të martohet së shpejti [FOTO]

Periudhë dasmash, moderatori i njohur do të martohet së shpejti [FOTO]

Publikuar më: 19:42 16-08-2017

Epo të gjithë e paskan ndarë mendjen në të njejtën kohë!

Pas çifteve Xhensila Myrtezaj-Besart Kallaku dhe Marina Vjollca-Geotar Selimi, një tjetër dasmë duket se do të ngrejë në këmbë personazhet Vip në Shqipëri dhe Kosovë.

Bëhet fjalë për dasmën e moderatorit të famshëm Labinot Gashi, për të cilin "Prive" ka zbuluar se do të lidhë kurorë në muajin tetor.

Pas një lidhje disa vjeçare, Labi dhe e dashura e tij Qëndresa kanë vendosur të hedhin hapin e madh së bashku duke kurorëzuar dashurinë e tyre.

Mësohet se dasma do të mbahet më datë 21 tetor në një lokal në periferi të Prizrenit me rreth 300 të ftuar.

Qëkur është bërë pjesë e televizionit, Gashi ka krijuar shoqëri të ngushtë me emra të shumtë të showbiz-it, pranmdaj me siguri edhe dasma e tyre do të shndërrohet në një spektakël me personazhe Vip.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057