INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet/ Gazetari i BILD tregon se po ''sulmohet'' nga profile falso

Përgjimet/ Gazetari i BILD tregon se po ''sulmohet'' nga profile falso

Publikuar më: 13:56 20-06-2019

Një ditë pasi publikoi 10 përgjime të reja gazetari gjerman i Bild, ka reaguar përmes një statusi në facebook.

Tiede shkruan se është bërë ‘pre’ e sulmeve nga profile falso në rrjetet sociale, ndërsa thotë se ka raportuar e fshirë disa prej tyre, dhe do të vijojë ta bëjë kur të ketë pak më shumë kohë.

Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Bisedat zhvilloheshin mes ministrave (Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri) deputetëve (Ulsi Manja, Xhemal Qefalia) zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë (Robert Aga) dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin. Si të tillë “Bild” përmendi Ymer Lalën, që është njëkohësisht babai i deputetes së PS, Reme Lala.

gazetarrriii.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398