INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Përgjim”, mbetet në fuqi ligji i kamerave në çdo mjedis

“Përgjim”, mbetet në fuqi ligji i kamerave në çdo mjedis

Publikuar më: 16:34 18-07-2017

Ligji më i debatuar që u propozua nga Saimir Tahiri, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme për vendosen e kamerave me cilësi të lartë kudo, me qëllim parandalimin e grabitjeve do të marrë jetë. Gjykata Kushtetuese ka lënë këtë të martë në fuqi ligjin për “masat shtesë të sigurisë publike”, i cili ishte kundërshtuar fort nga shoqata e tregtarëve.
Këta të fundit i thanë gjykatës se kamerat e vendosura me detyrim kudo cënonin të drejtat e njeriut dhe privatësinë, ndërsa hartuesit e ligjit thanë se qëllimi i vendosjes së kamerave me cilësi të lartë filmimi do të ndihmojë policinë dhe organet e tjera në zbardhjen e krimeve dhe rriten e sigurisë në vend. Edhe gjatë shqyrtimit parlamentar pati diskutime të forta për këtë çështje, por Gjykata Kushtetuese sot la në fuqi ligjin.

 

Article Logic
Execution time: 0.004723072052002