INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjim i RI nga BILD. Damian Gjiknuri flet me kryepolicin e Dibrës për zgjedhjet [VIDEO]

Përgjim i RI nga BILD. Damian Gjiknuri flet me kryepolicin e Dibrës për zgjedhjet [VIDEO]

Publikuar më: 20:40 19-06-2019

Gazeta Gjermane Bild ka publikuar një përgjim të ri në të cilin dëgjohet që flet ish-ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, biznesmeni Bekim Krashi dhe shefi i policisë së Dibrës. Në këtë përgjim të ri të sapopublikuar tre personat flasin për strategjinë e fitores në Dibër.

Teksa paralajmëron për përgjimet e reja që do të publikohen së shpejti, Gazetari i Bild Peter Tiede shkruan se:

“Një shef policie që bën një plan për manipulimin e zgjedhjeve dhe që pas kësaj flet me një ministër. Një ministër që komunikon me një mafioz”.

Në faqen online të gazetës është publikuar ky njoftim që është një provë më tepër për manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në 2017.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041048526763916