INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon rikonstruksioni i rrugës Shirt – Pezë Helmës. Veliaj: Do investojmë për fshatin

Përfundon rikonstruksioni i rrugës Shirt – Pezë Helmës. Veliaj: Do investojmë për fshatin

Publikuar më: 14:19 07-10-2017

Banorët e Pezë Helmësit tani kanë një rrugë të re, e cila lidh lagjet përreth me rrugën kryesore duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Rikonstruksioni i rrugës Shirt- Pezë Helmës me gjithë infrastrukturën e nevojshme përfundoi. Ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës që tregon se vëmendja e këtij institucioni është jo vetëm për qendrën e qytetit, por edhe për zonat rurale. Në përurimin e rrugës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se fokusi në gjysmën e dytë të mandatit do të jetë investimi te fshati për të rritur cilësinë e jetës për banorët.
“Jam shumë i impresionuar nga puna për këtë rrugë cilësore. E gjithë zona e Shirt- Pezë Helmësit tani ka një unazë që depërton fshatrat dhe lagjet kryesore të zonës, për t’i lidhur me rrugën kryesore. Në gjysmën e dytë të mandatit jemi fokusuar tek fshati”, tha Veliaj. Bashkia e Tiranës ka nisur një plan ambicioz për sistemin e qendrave të fshatrave duke i transformuar këto zona që deri pak kohë më parë nuk kishin njohur asnjë ndërhyrje nga ana e shtetit. Investime të tilla synojnë që të rikthejnë jetën në fshat edhe në ato zona të cilat ndodhen larg qendrës së qytetit, duke afruar edhe më shumë tregjet dhe shërbimet. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se këto projekte konkrete janë mënyra më e mirë për të bindur qytetarët që të jetojnë dhe të punojnë në fshat. Duke vlerësuar ndarjen e re administrative, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këto investime do të ishin të pamundura me të ardhurat që kanë pasur vetë ish-komunat, ndërsa falënderoi qytetarët për bashkëpunimin që kanë treguar për tërheqjen e mureve rrethues duke i hapur rrugë realizimit të projekteve me rëndësi për të gjithë komunitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379