INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfitimet e bukurisë nga përdorimi i limonit

Përfitimet e bukurisë nga përdorimi i limonit

Publikuar më: 17:03 29-06-2018

Përveç shijes së hidhur, e dini që nga përdorimi i tij do të keni përfitime të mëdha?

Përveçse aromatizon ushqimet tuaja të preferuara, limoni ka përfitime të mëdha në bukurinë tuaj të cilat ndoshta nuk e dinit. Ne zbulojmë të gjitha detajet!

Flokët

Aplikoni pak lëng limoni në flokët tuaj me një masazh të lehtë. Në këtë mënyrë vitaminat B, C dhe A do të ndihmojnë për të eliminuar yndyrën e tepërt dhe do të pastrojë në thellësi.

Është gjithashtu një përbërës kyç nëse doni të lehtësoni flokët tuaj natyrshëm. Vetëm vendosni lëngun në flokë dhe ekspozoni veten në diell për të marrë nuancë në ngjyrën tuaj natyrale.

Lëkura

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, limoni do të jetë aleati juaj më i mirë! Shtoni pak limon në fytyrë në mënyrë që të zvogëloni prodhimin e vajit natyral dhe të ndaloni formimin e njollave të zeza.

Njollat? Aplikoni një limon të vogël në to për 10 minuta dhe do të vini re dallimin.

Sqetulla

Nëse dëshironi të vendosni mënjanë deodorantët, limoni mund t'i zëvendësojë ato në mënyrë perfekte.

Gjunjët

Merrni gjysmën e një limoni dhe fërkoni gjunjët. Do t’ju ndihmojë t’i zbusni ato.

Buzët

Një limon dhe sheqer do të bëjnë pastrimin e përsosur në mënyrë që goja juaj është të jetë e’puthshme’ 24/7.

Thonjtë

Pastrojini thonjtë duke i zhytur në lëng limoni. Kështu do të eleminoni toksinat nga duart. Nëse doni t’i forconi, përdorni një shtresë limoni të përzier me vaj ulliri.

Dhëmbët

Nëse dëshironi dhëmbë më të bardhë, përzieni bikarbonat me limon. Pastroni dhëmbët me këtë përzierje në një furçë dhe pushoni për disa minuta, pastaj shpëlajini.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596