INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorues të Snapchat tani duhet të bëni kujdes me fotot, mund t’jua marrin [FOTO]

Përdorues të Snapchat tani duhet të bëni kujdes me fotot, mund t’jua marrin [FOTO]

Publikuar më: 21:20 07-06-2017

Sa shumë e duam Snapchat-in, sepse s’na marrin dot fotot, por tashmë duhet të bëjmë kujdes.

Aplikacioni i ri Snapchat duket se do të sjellë një përditësim të ri, ku do të keni të vështirë të publikoni fotografi personale, të cilat nuk mund ti ketë askush.

Ky program tregon momentin që dikush merr pamjet tuaja, por në versionin e ri të iPhone do të ketë një metodë të re, ku nuk mund të zbuloni nëse dikush jua merr fotografitë.

‘Screen Recording’ quhet funksioni i ri që do të sjellë kompania Apple, e cila mund të ruajë automatikisht cdo gjë si video në albumin e fotografive.

Duket se një gjë e tillë do të ulë numrin e përdoruesve të këtij programi, pasi të gjithë publikojnë fotografi personale duke menduar se askush nuk mund ti marrë dhe ti shpërndajë në rrjete sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943