“Dikur kam marrë një drogë DMT. Ishim disa miq së bashku. Mbetëm të gozhduar në divan dhe unë pashë Zotin. Ajo gjëja e pabesueshme dhe e mahnitshme që mu shfaq më preku pa masë. Ishte shumë e madhe, një mur shumë i madh dhe unë nuk arrija dot të shihja majën, isha në fund”, ka treguar këngëtari, duke u shprehur se ky moment ka qenë nj dramë e vërtetë në jetën e tij.
Gjatë intervistës aktori është shprehur gjithashtu se lloji i drogës që përdornin ishte shumë e rëndë, madje shkonte deri në atë pikë se të bënte të shikoje halucinacione.
“Ilaci që në morën është një produkt natyral që prodhohet në mënyrë natyrale tek bimët, kafshët dhe tek trupi i njeriut, por nëse tymoset ose injektohet kjo drogë shkakton ‘udhëtime haluçinante’ pothuajse ekstratrupore”, është shprehur Paul.
Shfaqja e Zotit ishte ‘një sinjal’, ka vazhduar ish-pjesëtari i Beatles.