INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorime alternative  të alkoolit, që nuk i paskemi ditur më parë

Përdorime alternative të alkoolit, që nuk i paskemi ditur më parë

Publikuar më: 14:09 28-01-2019

Si zëvendësues i deodorantit

Nëse keni harruar që të hidhni deodorant në shtëpi dhe jeni jashtë në fundjavë mund të rrini të qetë, do të mjaftojë pak alkool dhe nuk do të djersiteni. Alkooli eleminon bakteret që shkaktojnë erën e keqe të djersës, për më tepër ai gjendet në të gjitha kutitë e ndihmës së shpejtë,pasi shërben edhe si disifektues plagësh.Vetëm se duhet ta përdorini me masë, pasi mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Për të hequr manikyrin

Shumë produkte që heqin manikyrin përmbajnë açeton, problemi është se açetoni mund të dëmtojë thonjtë, gjithashtu dhe aroma e fortë e tij mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme. Kështu që në vend të përdorimit të açetonit, ne ju këshillojmë që të përdorini alkool.

Heq qimet e mbetura nën lëkurë

Dihet që qimet që rriten nën lëkurë janë shumë të vështira për t’u hequr. Pasi depiloheni, disa zona mund të mbeten si pika të kuqe. Zgjidhja është që të kaloni një pambuk me alkool në lëkurë, për të eleminuar irritimin e saj.

Për të pastruar lëkurën

Peroksidi i benzinolit, që gjendet zakonisht në alkool,mund të shërbejë si ilaç kundër akneve. Alkooli mund të shërbejë si metodë kurative për aknet, pasi ka edhe veti antiinflamatore, këto të fundit bëjnë që irritimet e jashtme të lëkurës të zbehen. Nga ana tjetër, alkooli, zbut lëkurën dhe parandalon zhvillimin e akneve të tjera.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0080349445343018
    array(1) { ["section"]=> string(70) "perdorime-alternative-te-alkoolit-qe-nuk-i-paskemi-ditur-me-pare-85542" }