INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë, Spiropali rrëfen: ‘’Gjyshi i saj erdhi në zyrë dhe më tha se...’’

Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë, Spiropali rrëfen: ‘’Gjyshi i saj erdhi në zyrë dhe më tha se...’’

Publikuar më: 20:51 06-02-2019

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku një vajzë 14-vjeçare u përdhunua nga 8 djem të shkollës “Rilindja” ku edhe ajo studionte për rreth dy muaj, ka ndezur gjakrat edhe në politikë.

Sali Berisha denoncoi lajmin i pari, ndërkohë që Elisa Spiropali në dekalratën e dhënë për shtyp disa ditë më parë tha se këto janë ngjarje të cilat ndodhin kudo, ndërsa kjo e 13 vjeçares është politizuar dhe përdorur nga opozita për arsye personale.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga opozita, e cila i ka cilësuar këto akuza neveritëse.

Për t’u sqaruar, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali nëpërmjet një videoje në Facebook ka thënë se i ka shkuar në zyrë gjyshi i vajzës me të cilën u abuzua seksualisht dhe i ka kërkuar t’i jepet fund me politizimin e ngjarjes.

“Sot më erdhi në zyrë me kërkesën e tij gjyshi i vajzës minorene nga Kavaja, e cila fatkeqësisht është bërë shënjestër e politikës dhe e medias. Në vend që ta ndihmojnë po e dërrmojnë, ai tregonte duke u dridhur se çfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes, se sipas gjëmës së parë vajza po përjeton gjëmën e dytë”, shprehet ministrja.

Spiropali thotë se është e trishtë që një vajzë e mitur të bëhet shënjestër e lukunisë së politikës.

“I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorin. E kanë rrethuar me dhimbje dhe më përkujdesje familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është sulur në Komisione Parlamentare në banaqe televizive në faqe dixhitale duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë dhe po shkatërrojnë çdo rrugë të kthimit të ndaj në jetën normale. Gjyshi i vajzës më tregoi se si e vogla po tretet para syve të tyre, se si nuk kapërcen dot pragun e shtëpisë nga tmerri i zhurmës rreth saj, se si familja kërkon vetëm një gjë sot, drejtësi dhe të drejtën për tu lënë rehat në dhimbjen e vetë”, deklaron ajo.

Në emër të tij, ministrja e qeverisë Rama e quan sërish një “monstër” ish-kryeministrin Berisha dhe bën thirrje ta lënë të miturën në privatësinë e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0043630599975586