INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përcillet me një ceremoni mortore me ngjyrë rozë, vogëlushja që u gjet e përdhunuar [FOTO]

Përcillet me një ceremoni mortore me ngjyrë rozë, vogëlushja që u gjet e përdhunuar [FOTO]

Publikuar më: 15:48 21-07-2018

Vogëlushja 6-vjeçare Alesha, që u gjet e vdekur dhe e përdhunuar në fillim të muajit është përcjell për në banesën e fundit me një ceremoni mortore me ngjyrën rozë.

Prindërit e saj morën këtë vendimin që të gjithë të pranishmit duhet të visheshin me rozë, arkivoli dhe çdo gjë tjetër duhet të kishte këtë ngjyrë, pasi ishte ngjyra e preferuar e të miturës, Alesha MacPhail.

NINTCHDBPICT000421992538.jpg

"Vishni diçka rozë para se të vini", ishte njoftimi i prindërve të vogëlushes për të gjithë personat që donin të ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së Alesha.

NINTCHDBPICT000421996556.jpg

Prindërit e vogëlushes 

Alesha u gjet e vdekur disa orë pasi ishte shpallur e zhdukur në pyjet e Isle of Bute, një ishull në Skoci.

NINTCHDBPICT000421992079.jpg

Ajo kishte shkuar atje bashkë me prindërit tek gjyshja për të kaluar pushimet verore.

Policia arriti të zbulonte pas 2 ditëve se vrasësi ishte një 16-vjeçar. Sipas mediave ndërkombëtare adoleshenti e kishte rrëmbyer 6-vjeçaren dhe pasi e kishte përdhunuar e kishte vrarë.

TNP_030718_bute_97JPG.jpg

Adoleshenti jetonte disa shtëpi larg vogëlushes, dhe ende nuk janë zbuluar detaje nga vrasja dhe arsyet që e shtyn.

NINTCHDBPICT000421993763.jpgNINTCHDBPICT000421995441.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002871036529541