INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përballë Mateo Salvini do të garojë një shqiptare e guximshme, i ati i saj emër i njohur i medias[FOTO]

Përballë Mateo Salvini do të garojë një shqiptare e guximshme, i ati i saj emër i njohur i medias[FOTO]

Publikuar më: 13:45 15-05-2019

Një vajzë e re me emrin, Geri Ballo është shqiptarja e parë që garon në zgjedhjet për parlamentin Europian. Përballë saj do të ketë si kundërshtar Ministrin e Brendshëm Mateo Salvini. Mësohet se Ballo është përballur me një mori “sulmesh” për shkak të deklaratave të saj kundër Salivinit.

Ja një prej tyre: “Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediat sociale, zakonisht u themi fëmijëve. T’ia tregosh këtë Ministrit të Brendshëm është me të vërtetë poshtëruese.”
Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm kundër saj. Po në krahë të vajzës të guximshme kanë dalë dhe politikanë italianë, si presidenti i PD për rajonin e Lacios, Nicola Zingaretti, i cili mendon se sulmet e shumta ndaj shqiptares kanë ardhur për shkak të origjinës së saj.
Ballo është ndër shqiptaret e para që shkoi e vogël në Itali në vitet 1990 kur ishte vetëm 11 vje֛ç. 
Ajo ka rrëfyer se historia e saj si një fëmijë emigrant është historia e shumë të tjerëve. Ndërsa duket se sulmet nuk e kanë stepur pasi ka thënë se nuk ka frikë nga një konfrontim me Salvinin dhe në përgjithësi me këdo.
Mësohet se Geri Ballo, ka lindur në Tiranë dhe është vajza e gazetarit të njohur Artur Zheji. Ajo ka përfunduar studimet në Torino. Ka punuar në fushën e diplomacisë dhe është marrë kryesisht me çështjen e minoriteteve dhe përgjatë viteve të fundit ka punuar në Ambasadën Shqiptare në Itali. 

Diplomatja Gerarta Zheji Ballo në 2017 u nderua me titullin Qytetare Nderi nga Bashkia e Lungros, në Itali, për “kontributin dhënë përforcimit të marrëdhënieve kulturore dhe historike mes Arbërisë dhe Shqipërisë”.

geri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281