INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të qeshur e për të qarë! Vali Corleone tregon si e bindi Trumpin për Jerusalemin: Jam i butë me femrat, me këto VIP-e e kam bërë [FOTO]

Për të qeshur e për të qarë! Vali Corleone tregon si e bindi Trumpin për Jerusalemin: Jam i butë me femrat, me këto VIP-e e kam bërë [FOTO]

Publikuar më: 11:07 10-06-2018

Ai është një ndër personazhet më enigmatikë i cili prej deklaratave të çuditshme, është bërë pjesë e mediave rozë, mirëpo së fundmi ai ka qenë i shtruar prej një muaji në spital psikiatrik, por tashmë ka dalë. Për herë të parë pas daljes nga spitali, Vali ishte i ftuar në “Elite Show” me Elita Rudin dhe habiti me deklaratën e tij kur tha se nuk ka qenë shumë prezent në media me intervista apo emisione sepse po merret me çështje me rëndësi globale.
Vali u shpreh se tani është person me ndikim në botë dhe madje ka qenë ai që vendosur që Jerusalemi t'i takojë Izraelit.

"Për dikë mund të jetë edhe ëndërr apo diçka tjetër por unë jam njeri më me ndikim në botë. Shembull unë kam vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit dhe presidenti Trump e ka dëgjuar mendimin tim", është shprehur Vali.

Gjithashtu ai është komentuar shpesh për marrëdhëniet me femra të njohura dhe kur u pyet nga gazetarja nëse është e vërtet që femrat qëndrojnë në radhë për të kaluar një natë me të.

Vali zbuloi se nuk është aspak i rrezikshëm si dhe vijoi të tregojë që ka patur edhe emra të njohur të estradës shqiptare.
“Femrat kalojnë shumë mirë me mua. Jam i paharruar me femrat. Dikush thotë që unë jam i rrezikshëm me femrat, por është absolutisht gënjeshtër. Jam shumë i butë me femrat. Nuk kam nevojë të tregoj forcë me femrat. Cila më ka pëlqyer, e kam pasur. Kam pasur fytyra publike dhe globale sekret. Nuk po përmend emra, por i kam pasur”, është shprehur Vali Korleone.

elt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271