INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të gjithë kureshtarët: Ja çfarë do të ndodhë në sezonin e katërt të 'La Casa De Papel' [VIDEO]

Për të gjithë kureshtarët: Ja çfarë do të ndodhë në sezonin e katërt të 'La Casa De Papel' [VIDEO]

Publikuar më: 18:25 06-03-2020

Netflix ka zbuluar të enjten trailerin zyrtar të sezonit të katërt të “La Casa de Papel”, i cili do të dalë premierë më 3 prill.

Sipas imazheve të shpërndara grupi i profesorit po kalon momentet më të vështira. Situata do përkeqësohet pas shfaqjes së një armiku mes radhëve të tyre që do ta vërë vjedhjen në rrezik të madh.

“La Casa de Papel Pjesa 4” fillon të zhytet në kaosin absolut: profesori supozon se Lisbona është ekzekutuar, Rio dhe Tokio janë në rrezik të madh, Nairobi është mes jetës dhe vdekjes.

Numërimi mbrapsht për të parë përsëri anëtarët e “Rezistencës”, të quajtur kështu tani nga Profesori, ka filluar globalisht edhe një herë. Është e qartë se kjo histori është më shumë se një vjedhje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045011043548584