INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të ardhur keq! Aktori i njohur shqiptar çudit me deklaratën e tij: Paguhem sa një punëtor llaçi...[FOTO]

Për të ardhur keq! Aktori i njohur shqiptar çudit me deklaratën e tij: Paguhem sa një punëtor llaçi...[FOTO]

Publikuar më: 19:00 28-03-2018

Puna nuk është turp, por ja që ka shumë pakënaqësi!

Tema e teatrit ka qenë një ndër temat më problematike në vendin tonë ditët e fundit. Po bëhet një diskutim i gjërë në institucione të ndryshe, në studio televizive dhe jo vetëm për çështjen e teatrit dhe e njëjta temë është prekur edhe ditën e sotme në emisionin “Dita” ku i ftuar ishte aktori i njohur Genc Fuga.
Aktori i mirënjohur për publikun shqiptare rrëfeu situatën aktuale të artit në Shqipëri, sidomos teatrit. Ai krahasoi pagën që marrin aktorët këtu tek ne, me atë që marrin punëtorët e llaçit.

“Nëse bëjmë një llogari me laps e letër dhe shkruajmë aty shumën që marim për një rol kryesor dhe që ‘të del xhani’, me thënë të drejtën, ti ke një çmim të caktuar dhe po ju them me bindje se, në rast se këtë çmim e ndan në katër muaj punë, ne na del ora e punës më e lirë se sa ai përzierësi i llaçit, që tregun e ka te ‘Partizani i Panjohur’. Një aktor në Shqipëri paguhet shumë më pak se një punëtor krahu.”- ka thënë Fuga.
Aktori fajëson për këtë situatë hapësirën e vogël televizive që i jepet artit në programacionin e televizioneve shqiptare, ndërkohë që politika zë vendin më të madh.

fugaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783