INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për ndarjen nga Bearti e ka?! U zhduk nga rrjetet sociale, TEA ka diçka për të thënë!

Për ndarjen nga Bearti e ka?! U zhduk nga rrjetet sociale, TEA ka diçka për të thënë!

Publikuar më: 10:36 01-04-2021

Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit, ashtu siç ishte edhe zbulimi i lidhjes së tyre. Ndarjen fillimisht e konfirmoi Bearti duke kërkuar që tani e tutje të mos e pyesin më për këtë çështje pasi nuk do vëmendje dhe as drama. Ndryshe veproi Tea, e cila i ktheu përgjigje ndjekësve duke i treguar se ata kishin një arsye të madhe pse vendosën të ndaheshin. Megjithatë duket se edhe ish-konkurrentja e “Përputhen” është lodhur shpejt nga vëmendja dhe vendosi të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo shumë shpejt ajo është rikthyer dhe ka postuar një mesazh.

"Është në rregull të ndjesh ndjenjat e tua", shkruhet në postimin e Teas.

-640-0-6064ec7a221f1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582