Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku prej disa kohësh po jeton në Turqi ku tashmë është bërë shumë e njohur. Madje bukuroshja 26-vjeçare së fundmi është vlerësuar me çmimin e rëndësishëm si “Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës POP” në eventin \"Turkiye Odulleri\".
Por pavarësishtë gëzimit për fitimin e këtij çmimi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Morena i ka dërguar një mesazh të qartë një nga ish të dashurve të saj.
“Me kujtohet kur ish i dashuri me tha, që ti nuk do t’i realizosh kurrë ëndrrat e tua. Rrugës për një çmim në muzikë”, ka shkruar ajo, ndërsa shfaqet në makinë nga ku e ofendon pasi i tregon gishtin e mesit.
Morena prej disa ditësh ka lajmëruar që do të sjellë një këngë me një këngëtar të njohur ndërkombëtar, pikërisht Jalal Oba.
View this post on InstagramA post shared by K I N G M T (@morenataraku) on
![Për miliarderin iranian?! Morena Taraku fiton çmimin e rëndësishëm në Turqi dhe ofendon ish të dashurin e saj: Më...[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/30c14a8f53e801c3f177b1c52d32ec0a_L.jpg)