INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për Kryemadhin, Ramën do e rrëzojnë socialistët

Për Kryemadhin, Ramën do e rrëzojnë socialistët

Publikuar më: 14:08 02-03-2019

Në kuadër të përgatitjes së protestës së radhës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Roskovec për një komunikim me strukturat. Në këtë takim, Kryemadhi u shpreh se opozita nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Një ftesë, Kryemadhi ia bëri edhe socialistëve, për të cilët tha se do jenë ata që do rrëzojnë kreun e tyre. 

“Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213