INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë, Tuna dhe Patrisi bëhen bashkë në muzikë, mos e humbisni këtë video…[FOTO]

Për herë të parë, Tuna dhe Patrisi bëhen bashkë në muzikë, mos e humbisni këtë video…[FOTO]

Publikuar më: 13:56 12-01-2019

Mbrëmjen e djeshme Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, janë argëtuar nën tingujt e muzikës.

Të dy janë artistë dhe ndajnë pak a shumë të njëjtin profesion, veçse Tuna si këngëtare dhe Patrisi si muzikant. Pavarësisht kësaj nuk i kemi parë ndonjëherë të bëhen bashkë në muzikë, por ata nuk kishin si t’i linin fansat e tyre të humbnin shansin pa i dëgjuar njëherë në një këngë.

Sigurisht që Patrisi nuk mund të këndojë, por është shoqëruesi më i mirë në muzikë i Tunës. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat shihet duke kënduar në një bar të Prishtinës, ndërkohë që Patrisi dhe dikush tjetër e ndihmojnë me muzikën.

sdfhghfh.jpg

Nga videot e publikuara duket se çifti i njohur e kanë shijuar vërtet shumë mbrëmjen e djeshme dhe do ishte mirë që të në të ardhmen të bashkëpunonin edhe për ndonjë projekt muzikor.

dfhghj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053