INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit

Pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit

Publikuar më: 12:22 04-09-2018

Qeveria shqiptare ka vendosur që pensionistët të marrin 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, në komision ku po shqyrtohet akti normativ për buxhetin e vitit 2018. Ahmetaj tha se, këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete duke njoftuar se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

Në aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2018, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë adresuar pensionistëve, që është rezultat nga skema e kursimeve të sigurime shoqërore dhe parashikimi i rritjes së të ardhurave nga këto skema. Sipas Ahmetaj dhënia e shpërblimeve të fundvitit nuk ka të bëj me faktin se është vit elektoral.

“Shikoni kohën kur ne japim bonuse ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383