INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pensioni social, dokumentet dhe kushtet që duhet të plotësoni për ta përfituar

Pensioni social, dokumentet dhe kushtet që duhet të plotësoni për ta përfituar

Publikuar më: 08:44 13-03-2018

Prej vitit 2015 çdo i moshuar që nuk plotëson vitet e punës dhe kushtet për pensionin e plotë, mund të marrë pension minimal, ose ndryshe pension social. Në disa raste kushtet për ta përfituar këtë pension kanë ndryshuar.

Më poshtë do të gjeni hapat dhe kriteret që duhet të plotësojë çdo i moshuar për të përfituar pensionin minimal.

“Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social”,- thuhet në manualin e Intitutit të Sigurimeve Shoqërore.

Masa e përfitimit:

Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014; b) Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Rregullat:

Përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social- ekonomike; b) Pensioni social tërhiqet nga përfituesi çdo muaj; c) Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës; d) Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit; e) Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.

Kushtet e përfitimit: Mosha 70 vjeç. Qëndrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit. Nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme. Nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social.

Dokumentet:

Dokumentacioni: Fotokopje e Kartës së identitetit. Certifikatë familjare. Deklaratë për gjendjen social-ekonomike. Vërtetim nga zyra e gjëndjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.

Vërtetim nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike. Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës. Vërtetim për ndihmën ekonomike. Deklaratë nëse je aksionar apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/ pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura.(huazuar nga Shqiptarja.com)

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371