INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogu i njohur paralajmëron kryeministrin Rama: O derman, pse e kruan me...[FOTO]

Pedagogu i njohur paralajmëron kryeministrin Rama: O derman, pse e kruan me...[FOTO]

Publikuar më: 22:49 19-12-2018

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Universitetit të Vlorës ditën e sotme ngjalli shumë reagime pasi ata i shprehën pakënaqësitë e tyre për ligjin e arsimit, politikat e tij e deri te vila në Surrel. Një reagim bëri edhe pedagogu dhe analisti i njohur Erion Kristo.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kristo e ka paralajmëruar Kryeministrin që të lërë dialogjet e sajuara, pasi po i kthehen në bumerang. Më tej ai i ka dërguar një mesazh kryeministrit, duke i thënë se nuk duhet ta kruaj me fiq deti dhe se duhet të lërë strategjinë e dialogut nëpër universitete.

Postimi i plotë

1. O derman, po pse e kruan me fiq deti? Cdo ne Vlore? Apo tu duk me kollaj?

2. Bravo studentet qe nuk e bllokuan serish trafikun.

3. Rezistenca vazhdon.

4. Nje grup pune i KM po punon per ceshtjen. Cilet jane anetaret? Bejeni publik paktin. Personalisht do ta mbeshtesja nje pakete serioze dhe nje reforme te vazhduar te arsimit ne teresi.

5. Strategjia e dialogut neper universitete rrezikon te kthehet ne nje bumerang. Lere fare. Shko ne zyre. Mblidh kokat. Trego vullnet. Ky dialog i sajuar po te demton. Nuk je ti koka e Zeusit qe do beje reformen. Mblidh ata qe mund ta bejne. Leri strategjite. Sinqeriteti eshte qasja me e mire. Ta them sinqerisht!

sjeko.png

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207