INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogët bisedojnë me ministren e Arsimit, Marku: Afat deri me 10 mars më pas do të…

Pedagogët bisedojnë me ministren e Arsimit, Marku: Afat deri me 10 mars më pas do të…

Publikuar më: 16:42 21-02-2018

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim me pedagogët e Forumit për Liritë Akademike, ku diskutuan për situatën e krijuar në Universitetin e Tiranës.

Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit u shpreh se në bisedime u diskutua për amendime të ligjit për arsimin e lartë, statusin e pedagogut dhe atë të studentit.

“Ne nuk mendojmë se është vetëm qeveria përgjegjëse. Janë një sërë faktorësh dhe hallkash që çuan në këtë gjendje. Ministres i dhamë afat deri në 10 mars, nëse nuk marrim përgjgjigje do reagojmë me mënyra demokratike dhe protesta, por nuk ka arsye që qeveria të kundërshtojë. Ne jemi grupi që kemi bërë oponencën më të madhe që në draftet e para.

Problemi është që ne jemi ulur në tryezë dhe derisa qëndruam 2 orë e gjysmë, ne nuk duam të vëmë kushtëzime dhe jemi aktorë që duam të diskutojmë seriozisht"- u shpreh Marku.

Universiteti Tiranës është përfshirë në një përplasje mes qeverisë dhe drejtuesve të tij për ligjin e arsimit të lartë. Pak ditë më parë pedagogët patën edhe një takim me kryeministrin Rama, ku diskutuan rreth kësaj situate.

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979