INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Urgjencë mbledhja e Këshillit të Mandateve për Saimir Tahirin

PD: Urgjencë mbledhja e Këshillit të Mandateve për Saimir Tahirin

Publikuar më: 15:42 19-10-2017

Demokratët kërkojnë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi kërkon nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi që të mbledhë menjëherë Këshillin e Mandateve, në mënyrë që të nisë menjëherë shqyrtimi i kërkesën e Prokurorisë për heqjen e më pas arrestimin e deputetit Saimir Tahirit.
Eduard Halimi:
“Të mblidhet këshilli i Rregullores për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për arrestimin e Saimir Tahirit. Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër njerëzve. Ndaj i bëjmë thirrje menjëherë Gramoz Ruçit që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar menjëherë tani kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm”.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104