INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD, Rama gënjën, çmimi i naftës do rritet

PD, Rama gënjën, çmimi i naftës do rritet

Publikuar më: 13:10 15-07-2019

Partia Demokratike është e bindur se qeveria do të rris çmimin e karburanteve. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, deklaroi se, rritja e çmimit të naftës me justifikimin e detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE është një gënjeshtër. “Qeveria kërkon përsëri të rrisë çmimin e karburantit. Këtë kërkon të justifikojë në emër të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE dhe përafrimit të legjislacionit të fushës.Kjo është një gënjeshtër e pastër sepse Shqipërisë vërtet i kërkohet mbajtja e rezervave të sigurisë së karburantit, për t’u përdorur në rast emergjencash kombëtare, por kjo nuk është aspak gjë e re. Industria shqiptare e sektorit të naftës dhe gazit e ka patur detyrimin për të mbajtur këto rezerva që në vitin 1999, me ligjin që është ende sot ne fuqi”, tha Bozdo, duke vijuar më pas se , “Me amendimin që iu bë këtij ligji në vitin 2004, përcaktohet qartë se Industria duhet të mbajë rezervë sigurie të përllogaritur në 90 ditë shitje dhe konsum. Industria e ka plotësuar këtë kërkesë, dhe koston e mbajtjes së kësaj rezerve e ka transferuar prej 15 vitesh tashmë në çmimin final të karburantit për konsumatorët”.

Kur do të vijë PD në pushtet, Bozdo tha se, “një ndër masat kryesore do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për liter”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377