INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD protestë në 3 qytete kundër qeverisë

PD protestë në 3 qytete kundër qeverisë

Publikuar më: 17:16 10-02-2019

Partia Demokratike po proteston këtë pasdite në 3 qytete, në Durrës, Elbasan dhe Berat. Shumë banorë të zonave rurale të Elbasanit dhe bashkive të tjera të këtij qarku, janë ngritur në protestë këtë të dielë duke bllokuar rrugën nacionale në Papër. Protestuesit, me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë kërkojnë punë e mirëqenie. “Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. vjedhin djersën tonë”, deklarojnë ata. 

Ndërkohë, banorët e Urës Vajgurore, të mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike protestuan sot për taksat e larta, çmimin e naftës dhe mungesën e subvencioneve për fermerët. Ata bllokuan urën e Kucit, ku ndahet Berati me Lushnjen, teksa në shenjë simbolike hodhën në rrugë arka me manderina. Sipas tyre, prodhimet bujqësore u kalben për mungesë tregu.

Këto protesta po i paraprijnë protestës së 16 shkurtit në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002