INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

JoridaTabaku: Ku ndryshojnë Basha nga Berisha [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 28-04-2017

PD protesta të paqta. Tabaku: Ku ndryshojnë Basha nga Berisha

Demokratët kanë thuajse 70 ditë që protestojnë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, por gjithçka deri më sot ka qenë e qetë dhe pa tension. Deputetja Jorida Tabaku, në një intervistë për IN Tv bën diferencën e protestave të liderit Lulzim Basha me ato të mbajtura nga Sali Berisha.
Jorida Tabaku:
“Është e pamundur që të krahasoj, se si protestonte një lider dhe si proteston një lider tjetër. Shqetësimet sot janë të ndryshme. Shqetësimi i 2017-ës nuk prek vetëm çështje që lidhen me Partinë Demokratike, prek çështje që lidhen me të gjithë shqiptarët, por e rëndësishme është që gjithmonë është protestuar njësoj. Gjithmonë është protestuar paqësisht. Gjithmonë është protestuar, duke respektuar institucionet dhe shtetin”.
Mosbindja civile ka sjellë edhe një përplasje mes demokratëve dhe kryeministrit Rama, i cili i akuzon ata se po kthejnë vitin e mbrapshtë '97. Por, Tabaku ka këtë përgjigje për Edi Ramën.
Jorida Tabaku:
“Ato që sulmuan institucionet në 1997 dhe në 21 janar, sot janë në pushtet. Unë po shikoja disa pamje filmike të protestave, kur Partia Socialiste bllokonte rrugët, ku digjeshin makina, ku digjeshin goma, kur bllokoheshin funerale, kur çfarë nuk ndodhte në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që sot flasin për protestën paqësore të Partisë Demokratike|.
Por, demokratët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, ndërsa Tabaku thotë se për hartimin e reagimit opozitar, janë ngritur grupe pune.
Jorida Tabaku:
“Një grup pune është ngritur këtu në seli. Një grup pune është ngritur me deputetë në Kavajë, pra Partia Demokratike është e gjitha në këmbë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156