INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD program antimafia/ Basha: Vendi në kolaps. Sipërmarrësit të gjithë të barabartë para ligjit

PD program antimafia/ Basha: Vendi në kolaps. Sipërmarrësit të gjithë të barabartë para ligjit

Publikuar më: 12:21 24-09-2018

Kreu i PD, Lulzim Basha prezanton platformën për çlirimin e ekonomisë. Basha tha se synimi është qw të gjitha bizneset nga më i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit.
‘’Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Garantoj përfaqësues të biznesit të ndershëm, se PD dhe aleatët tanë qëndrojnë fuqishëm në platformën tonë, pro sipërmarrjes. Por, sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nesë nuk garantojmë konkurrencën e lirë në treg. Çdo ditë mbyllen 45 biznese. Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse një grup njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jo transparente dhe akte korruptive për afera që nuk sjellin asnjë leverdi publike. Shërbimi më i madh që mund ti bëhet biznesit shqiptar është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë mes biznesve, kushtet e garës së barabartë dhe mbi të gjitha zbatimin e ligjit, ku të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjes nga i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit. Ky është synimi i platformës sonë që do ta prenzatojmë në tre pjesë. Shqipëria është në kolaps, një krizë e trefishtë ekonomike, politike dhe morale ka kapluar vendin. Opozita është e angazhuar jo thjesht të nxjerrë të vërtetën, por edhe të hedhë në diskutim platformat tona për të dalë nga kjo e keqe’’ ka thënë Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836