INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI letër Ilir Metës. Një kërkesë nga opozita e bashkuar

PD e LSI letër Ilir Metës. Një kërkesë nga opozita e bashkuar

Publikuar më: 15:58 08-11-2017

Dy partitë e mëdha në opozitë, të cilat tashmë po bashkërendojnë çdo lëvizje politike, PD e LSI i janë drejtuar me një letër presidentit Ilir Meta. Kërkesa që mban firmën e 7 deputetëve, i kërkon kreut të shtetit zbardhjen e mbledhjes së Këshillit të sigurisë, e cila u mbajt më 11 nëntor të vitit të shkuar mbi problematikën e kanabisit.
Letra e PD dhe e LSI:
Në atë mbledhje, ka pasur raportim nga Institucionet e Sigurisë dhe Zbatimit të Ligjit në vend, mbi situatën e drogës. Është me interes publik, të dimë sot të dhënat e asaj kohe, dhe mbi të gjitha angazhimet e marra nga institucionet dhe nga qeveria në atë mbledhje, për luftën ndaj drogës dhe për të bërë një ballafaqim të rezultateve të dhëna.
Për këtë arsye, ne deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkojmë që të deklasifikohet materiali i diskutuar në atë tryezë, dhe të bëhet publike.
PD e LSI kanë shpjeguar dhe arsyen se përse e kërkojnë këtë informacion nga kreu i shtetit.
Letra e PD dhe e LSI:
Kërkesa jonë vjen si ndjeshmëri për situatën e rëndë të krijuar me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës dhe pas skandalit që ka dalë në media, ku rezulton nga hetimet e Prokurorisë së Katanias se Ish Ministri i Brendshëm, ka pasur lidhje direkte me aktivitetin kriminal të bandë së Habiljave.

 

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873