INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pazari i Ri merr çmim si projekti më i mirë për 2018 në Londër

Pazari i Ri merr çmim si projekti më i mirë për 2018 në Londër

Publikuar më: 11:54 23-06-2018

Një vit pas përurimit të tij “Pazari i Ri” i Tiranës fiton çmimin si projekti i Rinovimit 2018 nga Emerging Europe Awards (EEA) në Londër, një nismë unike që shpërblen praktikat më të mira në Europën Lindore. Ky çmim vjen dy ditë pas vlerësimit që iu bë në Barcelonë sheshit “Skënderbej”, si hapësira më e mirë publike në Europë për 2018. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, falenderoi jurinë për vlerësimin e projektit të rehabilitimit të Pazarit të ri, i cili nga një ngrehinë e rrënuar, në një kohë të shkurtër, u transformua në një nga pikat më tërheqëse turistike të kryeqytetit, duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike e kulturore.

Nenkryetari-Mazniku-gjate-marrjes-se-cmimit-2.jpeg

Mazniku u shpreh i kënaqur për këtë çmim prestigjoz, një shembull fantastik se si Pazari i Ri është kthyer në një pikë të re dhe kumbuese për Tiranën. Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës së fortë me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës “Koszyki”, sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.

Nenkryetari-Mazniku-gjate-marrjes-se-cmimit-1.jpeg

Juria profesioniste ndërkombëtare veçoi se Pazari i Ri ka pësuar ndryshime pozitive, duke bërë që, nga një zonë e lënë pasdore për vite me radhë, u shndërrua në një simbol i jetës urbane dhe destinacion me vlerë tregtare, kulturore si dhe një treg “hip”. Gjithashtu, juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën modern të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur, ndërsa sheshi është rifreskuar me një çati mbresëlënëse prej çeliku dhe qelqi. Pazari i ri u konsideroi si modeli inovativ i biznesit pasi është një qendër tregtare e cila përfshin 308 biznese dhe siguron 1,007 vende pune.

Pazari-i-Ri3.jpeg

Projekti i rinovimit të Pazarit të Ri u realizua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiotaro – Amerikan të Zhvillimit (AADF). Që prej inaugurimit të Pazarit të Ri, përmes tezgave mund të shohësh gjithnjë e më shumë turistë të cilët gjejnë rastin të shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Rivitalizimi i sheshit “Avni Rustemi”, një prej pjesëve më kritike që ka patur ky Pazar, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës, që së bashku me rikonstruksionin e godinave përreth, e ka kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turizëm.

Article Logic
Execution time: 0.0019659996032715