INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patriarku rus Kirill takohet me Presidentin Meta

Patriarku rus Kirill takohet me Presidentin Meta

Publikuar më: 16:21 29-04-2018

Patriarku rus Kirill ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Presidenca ka shpërndarë një fotografi të kreut të shtetit dhe patriarkut Kirill. Një ditë më parë patriarku rus u pritnë Kishën Ortodokse nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Mesha e shenjtë në Katedralen Ortodokse Shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”, u bashkëdrejtua nga Patriarku i Rusisë Kirill dhe Kryepeshkopi Anastaj Janullatos. Vizitën në Tiranë, Patriarku Kirill e ka vlerësuar si pikënisjen e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy kishave. Kirill do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652