INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuria 1.3 miliard lekë e Alfred Pezës, Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet. Ja akuzat me të cilat përballet

Pasuria 1.3 miliard lekë e Alfred Pezës, Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet. Ja akuzat me të cilat përballet

Publikuar më: 13:26 20-01-2017

Pasuria marramendëse prej 1.3 miliard lekë e deputetit Alfred Peza ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme. Organi i akuzës ka nisur hetimet duke ngritur 3 akuza ndaj deputetit socialist. Mësohet se Peza vendoset në hetim për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Deputeti i PS pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me çështjen në ngarkim të tij. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të preme, në Prokurori është paraqitur për të dëshmuar dhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli.  
Ajo ka pranuar që të bashkëpunojë me institucionet e akuzës me kushtin që ti sigurohet jeta e djalit, pasi ka frikë për sigurinë e tij.
 Adelina Toli mësohet të ketë thënë:
“Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshortin Alfred Peza”.
Ndërkohë mësohet se kreu ILDKP, Shkëlqim Ganaj dhe kreu i KLSH, Bujar Leskaj kanë zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm lidhur me këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0033698081970215