INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuri me naftë në Shpirag, Balluku zbulon sa fuçi do të nxirren në ditë

Pasuri me naftë në Shpirag, Balluku zbulon sa fuçi do të nxirren në ditë

Publikuar më: 12:03 27-05-2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një konferencë për mediat foli lidhur me zbulimin e rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Qarkut Berat.

Sipas ministres Balluku ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare pasi është dhe zbulimi i parë i një vendburimi të ri të naftës në 30 vjetët e fundit në Shqipëri.

“Në këto zona parashikohet të nxirren 18 000 fuçi në dite nafte e papërpunuar. Shteti përfiton rentë minerare, tatim mbi fitimin që në fuçinë e parë“, tha Balluku .

Shpimi në pusin “Shpiragu 4”, i ka kaluar 6 mijë metrat. Testimi konfirmoi potencialin e sasive të naftës në këtë zonë ku llogariten të nxirren mijëra fuçi në ditë.

Testimet do të kryhen edhe në puset e tjera të Shpiragut për të përcaktuar rezervuarin e plotë të naftës. Pasi të behet vlerësimi do përcaktohen dhe zonat e nxjerrjes së naftës.

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559