INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastor Akil Pano: Çfarë është Krishtlindja dhe pse festohet në datën 25 Dhjetor

Pastor Akil Pano: Çfarë është Krishtlindja dhe pse festohet në datën 25 Dhjetor

Publikuar më: 20:34 25-12-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, pastor Akil Pano, ka treguar shkurtimisht çfarë është Krishtlindja dhe pse festohet pikërisht në këtë datë.
Pastori ka treguar se data 25 Dhjetor është një datë e cila është vënë me një dakortsi historike, të krishterët përgjatë historisë kanë rënë dakord dhe festojnë Krishtlindjen në datën 25 Dhjetor.
Sipas Pastorit kjo datë më parë, gjatë periudhës kur ekzistonte perandoria Romake , ishte data kur paganët festonin kultin e “Diellit të pamposhtur”, por pikërisht në shekullin e IV, kisha krishtere doli nga tre shekujt e errësirës dhe persekutimit dhe zyrtarizohet si religjion në Peradorinë Romake.
Pra atë ditë sipas Pastorit, zgjidhet edhe data 25 Dhjetor, si data e festimit të Krishtlindjes, një datë që faktikisht paganët ishin mësuar të adhuronin diellin. Krishterët , sipas Pastorit, i ftuan të gjithë, pikërisht në atë ditë, që të adhuronin krijuesin e diellit, krijuesin e të dukshmes dhe të padukshmes.
“Pra ishte kulti i dellit, adhurohej dielli. Në momentin kur, në shekullin e 4-ërt, kisha e krishterë del nga tre shekujt e errët të persekutimit dhe zyrtarizohet si religjion nën perandorinë edhe perandorin Kostandin. Atëherë përzgjidhet kjo ditë dhe kjo datë, data 25 dhjetor, dita ku në fakt paganët ishin mësuar duke adhuruar diellin, krishterët thonin të adhurojmë bërësin e diellit atë që ka krijuar diellin të dukshmen dhe të padukshmen dhe në fakt që prej shekullit të 4 Krishtlindja festohet në datën 25 Dhjetor”, është shprehur pastor Akil Pano.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537