INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e para të tërmetit, mbi 30 të plagosur në spital

Pasojat e para të tërmetit, mbi 30 të plagosur në spital

Publikuar më: 16:52 21-09-2019

Rreth 30 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës pasi kanë pësuar lëndime nga dy tërmetet e fuqishme të rëna sot.

Raportohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por, situata paraqitet e ndërlikuar në disa pallate të kryeqytetit. Disa persona janë bllokuar në ashensorët e pallatave dhe zjarrfikësit po luftojnë për t’i shpëtuar.

Dy banorë të Ndroqit u dërguan në Spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.

Brenda 15 minutave u regjistruan 2 tërmete të fuqishme në Shqipëri. Intensiteti i tërmetit të parë ishte 7.5 ballë, shkalla Rihter 5.8 Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kepin e Rodonit, 1 km larg Durrësit dhe me thellësi 30 km. Valët e tërmeteve janë ndjerë dhe Kosovë, Greqi dhe Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0032029151916504