INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e  ’97-ës, gjendet arsenal armësh në Pukë

Pasojat e ’97-ës, gjendet arsenal armësh në Pukë

Publikuar më: 15:24 23-02-2019

Një arsenal armësh është gjetur këtë të shtunë nga Forcat e Armatosura në Bashkinë e Pukës.

Armët u gjetën në të njëjtën zonë banimi ku një ditë më parë punonjësit e Bashkisë gjetën një predhë.

Ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një ekip të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës për të kontrolluar zonën.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032541751861572