INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasioni që i kushtoi jetën: Kujdestarja e kopshtit zoologjik humb jetën pasi sulmohet nga tigri [FOTOVIDEO]

Pasioni që i kushtoi jetën: Kujdestarja e kopshtit zoologjik humb jetën pasi sulmohet nga tigri [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 15:38 30-05-2017

Pasioni për punën i kushtoi jetën!

Kujdestarja e kopshtit zoologjik “Hamerton” ka humbur jetën papritur pasi një prej tigrave për të cilin ajo kujdesej ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka sulmuar. Gruaja e quajtur Rosa King, e cila humbi jetën ditën e hënë, njihej nga të gjithë si punonjësja më pasionante e parkut, e cila e donte me të vërtetë punën që bënte.

Miqtë që punonin me të tregojnë se dashuria e saj më e madhe ishin kafshët, madje dhe kur e dinte rrezikun që i kanosej nuk rreshtte së kujdesuri për ta. Ata e përshkruanin atë dhe pasionin e saj si themeli i gjithë kopshtit zoologjik. Edhe pse ambulanca ka mbërritur 20 minuta pas incidentit fatal, gruaja  nuk ia ka dalë t'u mbijetojë plagëve që i shkaktoi sulmi i tigrit për të cilin kujdesej çdo ditë.

Sipas Telegraph, skena ka qenë kaq e frikshme, aqsa të gjithë vizitorët janë evakuar menjëherë për të shmangur çdo rrezik të mundhsëm. Një nga vizitorët tregon se kishte parë një nga kujdestaret të vraponte për të mbyllur tigrin që sapo kishte vrarë kolegen e saj. Të frikësuar nga britmat, njerëzit kanë lënë menjëherë parkun, i cili aktualisht është nën mbikqyrjen e autoriteteve përkatëse.

e6810923a48bf1aae00693ea0e0d1d78.jpg

6be2d67ba339baac42547707740265ec.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219