INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u rrëzua në skenë, Rina tani ka një sfidë! Po me Cristiano Ronaldo-n çfarë e lidh? [FOTO]

Pasi u rrëzua në skenë, Rina tani ka një sfidë! Po me Cristiano Ronaldo-n çfarë e lidh? [FOTO]

Publikuar më: 15:38 02-07-2019

Para pak ditësh u mbajt festivali “Alba Festival” në Zvicër, ku solli në skenë emra të njohur të muzikës si, Ledri Vula apo Rita Ora, të cilët si miq të mirë, nuk u larguan pa një foto me njëri-tjetrin.

Prezente në festival ka qenë gjithashtu edhe reperja e njohur shqipare, Rina Balaj. 

Mirëpo në një moment të caktuar ndodhi një incident i pakëndshëm. Teksa po këndonte e kërcente, reperja u pengua në skenë dhe rrëzua.

Megjithatë, sikurse duket edhe në videon që tashmë është bërë virale, reperja 19-vjeçare e kaloi me sportivitet dhe shumë shpejt mori situatën nën kontroll duke vazhduar performancën.

E madje sot Rina ka postuar një foto, me veshjen e saj të skenës, por që qartë përpiqet të tregojë të pasmet e saj. 

Gjithashtu reperja ka komentuar se sfidon Cristiano Ronaldo-n duke i bërë tag. 

Ndoshta reperja i referohet të pasmeve të saj dhe trupit në formë, ose ndoshta ka ironizuar rrëzimin e saj në skenë? Epo këtë vetëm Rina mund të na e shpjegojë. 

qwefw3erf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111