INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u bë baba për herë të parë, Erion Veliaj flet për emrin e djalit: Do ta quaj...[FOTO]

Pasi u bë baba për herë të parë, Erion Veliaj flet për emrin e djalit: Do ta quaj...[FOTO]

Publikuar më: 11:16 07-10-2018

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përshendeti pjesëmarrësit e Maratonës së Tiranës në hapje të saj dhe sqaroi se arsyeja e mungesës së tij si vrapues është se i duhet të vrapojë drejt një tjeter vendi, drejt maternitetit pasi familja e tij është shtuar me djalë ditën e shtunë.

Teksa përshëndeti pjesëmarrësit nga e gjithë bota, nga Azia dhe përfaqësues edhe nga Lugina e Preshevës, Veliaj sqaroi arsyen se pse këtë vit nuk do të marrë pjesë në garë. “Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”, I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha:”Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe me mamanë. Por e sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe "tirons”.

 

mdnd.png

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496