INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi rrahu FERON, reperin e njohur e bëjnë për spital, kush ka gisht?! Reagon policia! [FOTO]

Pasi rrahu FERON, reperin e njohur e bëjnë për spital, kush ka gisht?! Reagon policia! [FOTO]

Publikuar më: 18:56 23-10-2018

Në mars të këtij viti reperi Fero është sulmuar nga disa persona dhe videot bënë xhiron e rrjetit. E një nga sulmuesit që e ka pranuar këtë gjë publikisht, është reperi Ligrit Uka.

Siç raporton lajmi.net reperi i njohur sot është sulmuar nga disa persona dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Ky lajm më pas u konfirmua nga Policia Kosovare ku thonë se Ligriti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nuk e dimë nëse Fero ka gisht në këtë përleshje, por me siguri do merret vesh në orën në vijim.

uka.png

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707