INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi publikoi këngën “Origami”, Era Istrefi paralajmëron lëvizjen e rradhës, do të bashkëpunoj me...[FOTO]

Pasi publikoi këngën “Origami”, Era Istrefi paralajmëron lëvizjen e rradhës, do të bashkëpunoj me...[FOTO]

Publikuar më: 11:51 03-04-2018

Ashtu siç e kishte premtuar, Era Istrefi publikoi ditën e premte këngën e saj të re: ‘Origami’, në bashkëpunim me Maphorisa.

Një tekst në gjuhën shqipe dhe atë angleze i shoqëruar me muzikë me ritme që të mbeten në mendje, janë elementet e këngës së re që është pëlqyer goxha nga fansat dhe deri më tani ka marrë 504 mijë view-s në YouTube.

Pas publikimit të “Origami-t”, Era po bëhet gati për bashkëpunimin e rradhës dhe këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Instastory.

Në foton e postuar Era shihet përkrah këngëtarit me famë botërore Claydee, foto kjo e shoqëruar me përshkrimin “Working with Claydeeoffical”, duke na lënë të kuptojmë se një bashkëpunim i ri do të vijë së shpejti.

Këtë bashkëpunim e ka konfirmuar edhe Claydee me një postim në Instastory ku shkruan “New music” dhe shfaqet nën shoqërinë e Erës.

Le të shpresojmë që Era të triumfojë sërish...

srg_3.PNG

 

er_34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326