Ata janë çifti më i komentuar i momentit dhe mund të themi pa frikë se çdo gjë mësojmë për ta tani nuk ngjan më pak se një film aksion.
Po flasim për Stresin dhe Kejsin, ku kjo e fundit duket se e vuan faktin që nuk është pranë bashkëshortit të saj Stresi.
Këtë nuk ka ngurruar ta shprehë as në blogun e saj. Bukuroshja brune shprehet se largësia është shumë e vështirë. Dhe jo vetëm për faktin e mungesës fizike.
Së fundmi Keisi ka postuar një video mjaft të ëmbël të mbresës së Stresit e cila puth televizorin kur shfaqet reperi në “Këngën Magjike”.
Keisi e shoqëruar me disa emoji që qajnë.
Ajo po e vuan shumë faktin që ndodhet larg Shqipërie, por gjithashtu mbetet mbështetësja më e madhe e tij.