INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi mediat greke e ‘kryqëzuan’ sepse bëri me duar simbolin e shqiponjës,reagon Eleni Foureira  [FOTO]

Pasi mediat greke e ‘kryqëzuan’ sepse bëri me duar simbolin e shqiponjës,reagon Eleni Foureira [FOTO]

Publikuar më: 12:07 04-05-2018

Eleni Foureira këtë vit do të prezantojë Qipron në Eurovizion. Por gjesti që bëri ditën e djeshme, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me këngëtarin tjetër shqiptar Eugent Bushpepën, nuk u prit aspak mirë nga mediat greke.

sdg_qw34.png

 

Madje këto të fundit e hiperbolizuan veprimin duke e sulmuar ashpër këngëtaren. Por më në fund ka ardhur edhe reagimi i vetë Foureiras e cila shkruan:

 “Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua. Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”.

eleni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916