Loredana zbuloi romancën me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi. Dyshja tashmë nuk fshihen dhe postojnë shpesh foto dhe video së bashku. Kjo lidhje e re dhe shumë e komentuar ka marrë vëmendjen e shumë personave, mes tyre edhe të ish-partnerit të Loredanës, reperit Mozzik.
Ky i fundit, postoi me ironi një foto të skuadrës kundërshtare të Karim, e më pas shkroi se e gjitha është me shaka. Më pas në klipin e ri “Forever Together” me Kidën, 27-vjeçari i bëri një ‘diss’ duke përmendur disa emra të vajzave, të cilat i kishte përfshirë në një këngë më parë reperja shqiptare.
E duke lënë pas këto ironi, jeni kuriozë të dini statusin e Mozzik? Ai na e ka treguar vetë, përmes një fotoje ku bën të ditur se është beqar.
“Baba beqar”– shkruan Mozzik përkah fotos, duke lënë të kuptojë se për momentin nuk ka njeri në krah.









18 Dec 2025 





