INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i mbijetoi aksidentit automobilistik, Eni Çobani na surprizoi të gjithëve me këtë pasion të fshehur të jetës së saj

Pasi i mbijetoi aksidentit automobilistik, Eni Çobani na surprizoi të gjithëve me këtë pasion të fshehur të jetës së saj

Publikuar më: 20:29 09-07-2019

Eni Çobanin jemi mësuar ta shohim në televizion çdo të diel teksa përballet me histori të ndryshme njerëzore në rolin e juristes.

Teksa të gjithë ne mund të mendonim se Eni pasionin e saj të vetëm në jetë ka profesionin e avokates dhe çështjet ligjore, duket se e vërteta qenka pak më ndryshe.

Eni i mbijetoi kohë më parë një aksidenti të frikshëm automobilistik, pas të cilit ajo ndihej se kishte shpëtuar falë një mrekullie të Zotit.

Dhe tashmë më e patrembur se kurrë, juristja na zbuloi pasionet që ajo i ka mbajtur të fshehta në jetë.

Teksa ishte e ftuara speciale në eventin e bukurisë “Miss Shqipëria 2019”, krahas shpalljes së çmimit të madh , ajo u ngjit në skenë edhep për një tjetër “mission”. Për herë të parë, juristen e pamë nën rolin e këngëtares ku së bashku me artisten e njohur shqiptare Irma Libohova erdhën në një bashkëpunim.

Vërtetë surprizuese, pse jo Enin mund ta shohim ndonjë ditë duke performuar edhe në koncerte të tjera edhe pse është e vështirë të besosh që mund të heq dorë nga profesioni i juristes.

<

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369