INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i hodhën bojën në fytyrë, reagon Rama: E.TH. Palotha pas një derdhje të fuqishme në... [VIDEO+FOTO]

Pasi i hodhën bojën në fytyrë, reagon Rama: E.TH. Palotha pas një derdhje të fuqishme në... [VIDEO+FOTO]

Publikuar më: 14:09 14-02-2019

Pas incidentit në Parlament ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në instagram Rama ka postuar shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën.

'Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit', shkruan Rama.

Sakaq Rama ka bërë edhe një reagim në Facebook ku ka publikuar videon e 'sulmit' të Palokës.

"Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktoreshës dhe program ka Bojën e Palothës", shkruan Rama.

Pas veprimit që bëri në Kuvend deputeti demokrat Edi Paloka u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi ndërsa policia e Shtetit ka nisur hetimet ndaj tij.

ramamareagon.jpg

ramammra.PNG

 

Video e momentit kur Pakoja i hedh bojën Ramës

 

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941