INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i hakuan instagramin Feros, ja çfarë i shkruajnë Arbenitës në emrin e reperit! Reagon modelja: Askush ... [FOTO]

Pasi i hakuan instagramin Feros, ja çfarë i shkruajnë Arbenitës në emrin e reperit! Reagon modelja: Askush ... [FOTO]

Publikuar më: 18:31 02-05-2020

Jo më larg se dje, dikush i vodhi reperit Fero llogarinë e tij të Instagramit dhe po ndodhin veprime që atij me siguri nuk i pëlqejnë aspak.

Jo vetëm që i mori adresën, por personi në fjalë ka publikuar një foto të Feros në videocall, ndërsa krahas saj shkruante: “Hakeri ktu : a me ja kthy Feros Instagramin a me ja zhduk kejt ?”, ndërsa kjo foto ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit, të cilët i kërkojnë hacker-it t’i kthejë reperit Instagramin.

Personi që i ka vjedhur Instagramin reperit të njohur, i ka ndryshuar edhe emrin në bio, ku tanimë mban togfjalëshin “Kali Gomar Dhe Magar”.

fero.jpg

Por nga ky veprim kanë përfituar fansat e të dashurës së tij, Arbenitës për t’i shkruar.

Ka qenë modelja e njohur që ka postuar në InstaStory, mesazhin që i ka ardhur nga një adresë me emrin “Fero Feraj”, i cili pretendonte se ishte reperi dhe i shkruante:

“Oj lochk, Une jom Fero. Se ma hackun ata @ferofera”

Arbenita e ka postuar mesazhin duke shkruajtur me ironi: “Askush: Vërtet askush: Shqiptarët në DM tim”.

c2e182e5-3333-4854-8e16-a9dad7f21637.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028319358825684