Opinioni publik u trondit dhe fansat vërshuam me një lumë akuzash ndaj Viola Spiros kur media zbuloi se i dashuri i taj, Valentin Selaj, i akuzuar për trafik droge ra në prangat e policisë.
Më pas pamë Violën paksa të rënuar shpirtërisht, që postimeve të saj në Insta ja hoqi mundësinë e komenteve nga ana e fansave dhe kjo mesa duket për mos ti shtuar më shumë lëndim plagës së zemrës së saj.
5 muaj dënim për të dashurin e Violës dhe ditët kaluan shpejt, ndërsa tashmë sipas thashethemeve dyshja janë parë në Shqipëri duke kaluar momente pranë njëri-tjetërit.
Ndërsa ishte larguar pak nga vëmendja e publikut me postimet e saj , Viola Spiros i ka ardhur momenti dhe me një postim në Instastory i ka bërë të gjithë të dyshojnë.
Video ishte e postuar nga një sallon nusërie dhe me të drejt lind pyetja: “Mos vallë bukuroshja e ekranit këtë vit do të shkojë në altar me të dashurin e saj?”
Gjykojeni si të doni ndoshta kjo verë do të jetë tejet e ëmbël për Violën.
 
							 
							 
							 
							 
					![Pasi i doli i dashuri nga burgu Viola Spiro gati për martesë? Ja detaji që po bën namin gjithandej[FOTO] Pasi i doli i dashuri nga burgu Viola Spiro gati për martesë? Ja detaji që po bën namin gjithandej[FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/7a4adab3bbb21599d26ba61937c510ff_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
 







 28 Oct 2025
28 Oct 2025 





